Kryeministri Mustafa priti ministrin e Brendshëm të Jordanisë, Salameh Hammad


Image


Image


Image

Prishtinë, 6 dhjetor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Brendshëm të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad.
 
Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve.
 
Duke e njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetësisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e Jordanisë.
 
Ministri i Brendshëm jordanez, Salameh Hammad, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein.
 
Ministri Hammad, po ashtu, vlerësoi të arriturat e Kosovës duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Jordanisë për progresin e Kosovës në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors