Kryeministri Mustafa pranoi telegram urimi nga kryeministri i Pakistanit, Muhammad Nawaz Sharif

 Prishtinë, 23 janar 2015

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Pakistanit, Muhammad Nawaz Sharif.

Në telegramin e urimit thuhet:

Shkëlqesi,

Dëshiroj t’iu shpreh urime të përzemërta për zgjedhjen tuaj në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Pakistani dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të afërta, të cilat jam i sigurt se, nën lidershipin tuaj të aftë, do të rriten edhe më shumë, në të mirë të dy vendeve tona.

Pres që të punojmë së bashku në forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit tonë.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, konsideratën time më të lartë.

I juaji sinqerisht,

Muhammad Nawaz Sharif
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors