Prishtinë, 23 janar 2015
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Pakistanit, Muhammad Nawaz Sharif.
Në telegramin e urimit thuhet:
Shkëlqesi,
Dëshiroj t’iu shpreh urime të përzemërta për zgjedhjen tuaj në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Pakistani dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të afërta, të cilat jam i sigurt se, nën lidershipin tuaj të aftë, do të rriten edhe më shumë, në të mirë të dy vendeve tona.
Pres që të punojmë së bashku në forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit tonë.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, konsideratën time më të lartë.
I juaji sinqerisht,
Muhammad Nawaz Sharif