Prishtinë, 14 dhjetor 2014
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kancelares gjermane, Angela Merkel, me rastin e ndarjes nga jeta të nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU-së në Bundestagun Gjerman, Andreas Schockenhof
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
Shkëlqesia juaj,
E nderuar zonja Merkel,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen papritur të mikut tonë të përbashkët, z. Andreas Schockenhoffen.
Unë dhe populli i Kosovës ndajmë me ju dhe familjen e tij të dashur me trishtim dhe dhimbje humbjen e mikut të dashur. Në të vërtetë, vetëm dy javë më parë Andreas vizitoi vendin tim ku pati takime të shumta me shumë nga miqtë e tij në Kosovë.
Siç e dini, Andreas ishte shumë i përfshirë në ngjarjet aktuale në vendin tonë dhe rajon. Në muajt e fundit, kam pasur privilegjin që të kam takime të shumta me të. Ai jo vetëm që ishte një njeri i madh që të jesh me të, por gjithashtu ishte shumë i preukopuar rreth mirëqenies së popullit tonë, vendit dhe rajonit. Gjithashtu në saje të përpjekjeve të tij të shkëlqyeshme kohët e fundit, ngërçit politik në vendin tonë i erdhi fundi.
Në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Ndaj mendimet dhe lutjet e mia për secilin anëtar të familjes dhe të dashurit e tij në këtë rast kaq të rëndë. Shkëlqesia Juaj, ju lutem t’i përcillni ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë anëtarët e Bashkimit Kristian-Demokrat, si dhe familjes së tij të ngushtë dhe le ta dinë se ne këtu, miqtë e tij në Kosovë, ndajmë dhembjen e thellë për humbjen e tij.
Sinqerisht,
Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
