Kryeministri Mustafa mori pjesë në mbledhjen komemorative me rastin e vdekjes së Akademik Esat Stavilecit


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 17 gusht 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), me rastin e vdekjes së Akademik Esat Stavilecit.
 
Të pranishmëve në këtë mbledhje komemorative i janë drejtuar kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami dhe sekretari i ASHAK-ut, Jusuf Bajraktari.
 
Kryeministri Isa Mustafa bëri homazhe në nderim të figurës së Akademik Esat Stavilecit si dhe i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pranishëm të Akademik Stavilecit, për këtë humbje të madhe për tërë popullin dhe shtetin e Kosovës.
 
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors