Kryeministri Kurti viziton Palais de la Découverte në Paris

Paris, 11 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Palais de la Découverte në Paris. Palais de la Découverte është një nga krahët e Grand Palais, një qendër muzeale dhe e edukimit shkencor që brenda vetës ka galeri për astronominë, gjeoshkencën, kiminë, fizikën, elektrikën, matematikën e informatikën, krahas planetariumit dhe laboratorëve testues e simulues.

Kryeministri Kurti është pritur nga znj. Sylvie Retailleau, presidente e Universcience, institucion publik francez që bashkon dy qendra të rëndësishme shkencore Palais de la Découverte dhe Cité des Sciences et de l’industrie, dhe znj. Sophie Biecheler, drejtoreshë e deleguar për Çështje Institucionale, Territoriale dhe Ndërkombëtare.

“Programi i këtyre dy qendrave është i harmonizuar me kurrikulën shkollore dhe i përshtatur për fëmijët prej moshave të hershme, ashtu që vizitat shkollore të lidhen me ekspozitat. Ndërmjetësimi shkencor dhe muzeologjia për fëmijët janë në qendër të punës së tyre, me synim nxitjen e kurreshtjes dhe zhvillimin e mendimit kritik. Ndërsa krahas ekspozitave të përhershme e atyre të përkohshme, janë edhe ato lëvizëse që udhëtojnë nëpër vende të ndryshme”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti dhe znj. Retailleau, e cila ka qenë minisitre e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, biseduan për rëndësinë e kësaj forme inkurajuese të ndërveprimit të fëmijëve me shkencën, që ofrohet në këto qendra shumëdisiplinare, që do të ishin shumë të vyera edhe në vendin tonë.

Po ashtu, kryeministri Kurti me bashkëpunëtorë ka vizituar edhe punimet që po bëhen në Palais de la Découverte para hapjes në pranverën e vitit të ardhshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors