Kryeministri Kurti vizitoi familjet Mëziu dhe Rrecaj

Skenderaj, 11 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kolegë dhe bashkëpunëtorë, sot në Marinë dhe në Llaushë të Skenderajt vizitoi familjet e veprimtarëve Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë nga forcat e armatosura të Serbisë në prill të vitit 1999, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në varrezën masive në Zubin Potok dhe të cilët u identifikuan javë më parë nëpërmjet ADN-së.

Kryeministri Kurti tha se për më të dashurit e më shumë se 1500 personave tjerë ende të zhdukur nga lufta e fundit, dhimbja është tejet e madhe, ndërsa pritja përplot ankth. Ai theksoi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet, sikurse mbyll e klasifikon dosjet, teksa vazhdon me mendësinë e viteve të ’90-ta, përveçse e domosdoshme, është e vetmja mënyrë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë dhe për t’i dhënë shans drejtësisë.

Më 3 tetor, në Pantinë të Vushtrrisë u rivarros Adem Beqiri, një nga tre të identifikuarit e parë nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Zubin Potok. Në akademinë përkujtimore të organizuar në Mitrovicë morën pjesë Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe Kryetarja e Kuvendit, atë kohë edhe ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors