Kryeministri Kurti u takua me studentë dhe shoqata shqiptare në Shtutgart


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Shtutgart, 15 nëntor 2022

Ditën e parë të qëndrimit në Shtutgart, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e përmbylli me një takim me studentë dhe anëtarë të shoqatave shqiptare që veprojnë në Baden-Württemberg.

Me ta bisedoi hapur për progresin e shënuar, punën e qeverisë, sfidat e kohës dhe të ardhmen si dhe për rolin e mërgatës në zhvillimin e gjithmbarshëm në vend.

Ai i falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe për interesimin e vazhdueshëm për vendin dhe format se si mund të kontribuojnë për të.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors