Kryeministri Kurti u takua me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien


Image


Image


Image


Image

Davos, 16 janar 2024

Pas pjesëmarrjes në panairin “Swissbau 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi me agjendën e tij në Davos të Zvicrës, ku u takua me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

U theksua angazhimi e përkushtimi për fuqizimin e bashkëpunimit e thellimin e marrëdhënieve tona.

Biseda më tej u fokusua në aktualitetin në vend e rajon. Si partnerë dhe aleatë, jemi gjithmonë të bashkërenduar dhe në komunikim të vazhdueshëm. Ndihmës sekretari O’Brien vlerësoi përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe vetëpërmbajtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës pavarësisht provokimeve dhe sulmeve në veri të vendit.

Kryeministri Kurti e falënderoi ndihmës sekretarin O’Brien për bisedën e mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors