Kryeministri Kurti shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Departamentin e Gruas në BIK


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 5 prill 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me Naim Tërnavën dhe të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame.

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që sonte ky iftar i bëri bashkë, duke e rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës.

Për këto ditë të mbetura të agjërimit, kryeministri iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.

Në këtë iftar, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alim Rama dhe anëtari i kryesisë, Mytaher Haskuka.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors