Prishtinë, 4 nëntor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtorin e HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate.
Në takim u diskutuan sfidat e personave me aftësi të kufizuara si dhe nevoja për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale.
Kryeministri Kurti tha se dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes institucionale, ndërsa theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është maksimalisht e angazhuar për adresimin kërkesave dhe përmirësimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara.
Vëmendje e veçantë iu kushtua ligjit gjithëpërfshirës, i cili duhet të adresojë në mënyrë të plotë nevojat dhe kërkesat e kësaj kategorie. Kryeministri tha se ky proces duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat dhe shoqatat përkatëse, të cilat i njohin më së miri sfidat dhe nevojat e tyre.













