Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin jo rezident të Mbretërisë së Danimarkës, Grønbech-Jensen

Prishtinë, 25 shtator 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin jo rezident të Mbretërisë së Danimarkës në Republikën e Kosovës, Christian Grønbech-Jensen, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe forcimin e mëtejmë të tyre.

Duke shprehur mirënjohje ndaj Danimarkës, kryeministri Kurti kërkoi mbështetje për të avancuar statusin e aplikimit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po ashtu, ai theksoi se Republika e Kosovës, përveçse e përcaktuar qartë dhe e palëkundur, është e përkushtuar në synimin strategjik për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Grønbech-Jensen për shërbimin dhe kontributin e tij. Ai pranoi urime nga ambasadori për Qeverinë dhe mandatin e ri, ndërsa e uroi për marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Grenlandën, për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë në Arktik dhe Atlantikun e Veriut.

Krahas drejtësisë, energjisë, arsimit e teknologjisë, në takim u bisedua për mënyrat dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe për rritjen e investimeve daneze në vendin tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors