Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Prishtinë, 29 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë prej 11 anëtarësh nga 9 shtete të ndryshme.

Kryeministri Kurti theksoi se për Republikën e Kosovës anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, që i shërben paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës.

Krahas bashkëpunimit dhe rrugës përpara, në takim u diskutua për përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, sikurse për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësimin profesional të ushtarakëve tanë, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors