Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger


Image


Image

Prishtinë, 17 gusht 2021

Përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19. Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit.

Ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors