Kryeministri Kurti priti Kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestagun Gjerman, Hofreiter

Prishtinë, 2 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Dr. Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman.

Kryeministri Kurti e falënderoi Dr. Hofreiter për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë me Bundestagun Gjerman.

Zhvillimet aktuale në vend, integrimet evropiane, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimi rajonal, ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit Hofreiter.

Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për statusin e merituar shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors