Kryeministri Kurti: Prishtina është kryeqytet i Republikës, por Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

 

Prishtinë, Prekaz, 17 shkurt 2023

Në shënim të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca dhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovë, nën intonimin e himnit shtetëror.

Pasi nderuan flamurin e Republikës së Kosovës, homazhe u bënë edhe te Monumenti i të Pagjeturve, për të vazhduar pastaj me homazhe dhe vendosje të luleve të freskëta edhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Kryeministri Kurti me rastin e 17 Shkurtit, bëri homazhe dhe vendosi lule edhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke e quajtur këtë të fundit si kryeqytetin e kryengritjes.

“Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë, i kujtojmë me mall, dhembje e krenari ata të cilët u vetëmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Prishtina është i kryeqytet i Republikës por Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare’’, u shpreh kryeministri.

Vizita në Prekaz, shtoi më tej, në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë, tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë.

“Urime e gëzuar 15- vjetori i Pavarësisë të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha kryeministri.

Pas Prekazit, kryeministri Kurti bëri nderimet e tij edhe te Monumenti i Policëve të Rënë në detyrë, si dhe te monumenti “Heroinat”.

Deklarimi i plotë për media i Kryeministrit Kurti pas homazheve në Prekaz:

Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë, i kujtojmë me mall, dhembje e krenari ata të cilët u vetëmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Prishtina është kryeqytet i Republikës por Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare, andaj ardhja jonë këtu në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë. Urime e gëzuar 15- vjetori i Pavarësisë të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors