Kryeministri Kurti mori pjesë në punëtorinë e drejtuesve të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 1 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte pjesë e punëtorisë së drejtuesve të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Aty, ai shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Kosovës dhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë që ky raport të vazhdojë edhe me tej.

Kryeministri Kurti veçoi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet Qeverisë dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara në disa fusha kyçe me interes të përbashkët, si ajo e zbatimit të Planit Kombëtar të Zhvillimit, reagimit ndaj vërshimeve dhe realizimit të projektit të regjistrimit të popullsisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors