Kryeministri Isa Mustafa vizitoi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë

Prishtinë, 16 shkurt 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e kremtimit të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka vizituar të hënën Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është takuar me drejtorin e AKI-së, Agron Selimaj.

Kryeministri Mustafa, ka bashkëbiseduar me drejtorin Selimaj dhe stafin e AKI-së, duke i përgëzuar dhe ofruar mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe Republikën e Kosovës. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors