Kryeministri Isa Mustafa u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Iyad Ameen Madani


Image

Nju Jork, 29 shtator 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Iyad Ameen Madani.
 
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, u bisedua për mbështetjen e mëtejshme të OBI-t për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
 
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithmbarshëm të reformave.
 
Kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke filluar nga UNESCO, INTERPOL-i dhe organizatat e tjera, duke kërkuar përkrahjen e OBI-t, në këtë rrugë.
 
Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi sekretarin Madani për përkrahjen e Kosovës, deri më tani.
 
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Iyad Ameen Madani, përgëzoi kryeministrin Mustafa për progresin që po arrihet në Kosovë.
 
Sekretari Madani shprehu mbështetjen konkrete të OBI-it për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe proceset tjera të rëndësishme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors