Kryeministri Isa Mustafa takoi kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi


Image


Image

Prishtinë, 29 prill 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot kryeprokurorin e ri të Shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilin e ka uruar për zgjedhjen në këtë detyrë.
 
Pas takimit, kryeministri Mustafa i ka uruar kryeprokurorit të Shtetit suksese në detyrën të cilën e ka marrë, duke e konsideruar një detyrë shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
 
“Natyrisht është një detyrë me përgjegjësi të lartë dhe një detyrë e rëndë, por kemi besimin e plotë se do të kryhet me sukses. I premtova poashtu që ne si Qeveri do të ndërmarrim çdo gjë që të krijojmë kushtet për të cilat ne kemi përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese për funksionimin e Prokurorisë dhe organeve tjera të drejtësisë dhe se do të japim përkrahjen maksimale, gjithmonë duke u ruajtur nga ndërhyrja dhe nga infiltrimi politik. Dëshirojmë të përsërisim vendosmërinë që këto organe të jenë të pavarura tërësisht, dhe që së bashku të realizojmë detyrat tona sa i përket zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksoi kryeministri Mustafa.
 
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se Prokuroria e Shtetit ka marrë përkrahjen e Kryeministrit të vendit, që do të siguroj se do të punohet në këtë detyrë të rëndësishme, pa ushtrimin e ndikimeve të pushteteve tjera.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors