Kryeministri Isa Mustafa priti shefin e ri të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen


Image

Prishtinë, 21 gusht 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim shefin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen.

Gjatë këtij takimi njoftues, kryeministri Mustafa, e informoi për progresin që po arrihet në Kosovë dhe zhvillimet e përgjithshme ekonomike, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimet në aspektin e politikave financiare dhe fiskale.
 
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi z. Vermeulen për kornizën aktuale të Buxhetit të Kosovës, orientimet kryesore dhe për mundësitë e zhvillimit, sidomos në sektorin privat të ekonomisë.
 
Kryeministri Mustafa me këtë rast vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me FMN-në, sidomos në kuadër të marrëveshjes së Qeverisë për hyrje në Program me FMN-në, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për respektimin e këtij programi si parakusht për ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal.
 
Shefi i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors