Kryeministri Isa Mustafa priti në takim zyrtarin e lartë të UEFA-s, Theodore Theodoridis


Image

Prishtinë, 16 shkurt 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim Theodore Theodoridis, shef i kabinetit të presidentit të UEFA-së, zëvendëssekretar i përgjithshëm i UEFA-s si dhe kryetar i Asociacioneve Evropiane të Futbollit.
 
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të FFK-së, kryeministri Isa Mustafa, duke e falënderuar z. Theodoridis për përkrahjen, foli për rëndësinë që Qeveria  e Kosovës i kushton procesit të ndërkombëtarizimit të plotë të sportit, e në veçanti të futbollit kosovar.
 
Mustafa theksoi angazhimet konkrete, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, përfshirë edhe ndërtimin dhe restaurimin e terreneve dhe fushave të futbollit, si dhe për hapat e tjerë të rëndësishëm që po ndërmerren për arritjen e anëtarësimit të futbollit të Kosovës në UEFA.
 
Kryeministri Mustafa shprehu besimin se Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare e UEFA-s , duke kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të z. Theodoridis dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të UEFA-s për Kosovën, në këtë rrugë.
 
Theodore Theodoridis, vlerësoi angazhimin dhe hapat konkret të Kosovës për anëtarësimin në UEFA, duke shprehur përkrahjen tij në këtë drejtim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors