Kryeministri Isa Mustafa priti në takim kryesuesin e Njësisë për Kosovën në KE, David Cullen


Image


Image

Prishtinë, 7 korrik 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim njohës kryesuesin e Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, David Cullen.
 
Gjatë takimit, u diskutua për progresin e Kosovës në proceset integruese evropiane dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e liberalizim të vizave.
 
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi po ashtu për zhvillimet aktuale në Kosovë, për reformat dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në shëndetësi e arsim, si pjesë përbërëse e zhvillimit të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors