Kryeministri Isa Mustafa priti në takim ambasadorin hungarez, Lorant Balla


Image

Prishtinë, 13 mars 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla.
 
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për proceset në Kosovë, duke vlerësuar lartë edhe angazhimin shumëvjeçar të ambasadorit Balla në forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
 
Kryeministri Mustafa poashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Hungarinë.
 
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, falënderoi për pritjen dhe për bashkëpunimin e ofruar nga kryeministri Mustafa dhe nga institucionet e Kosovës në vazhdimësi, gjatë mandatit të tij në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Hungarisë për Republikën e Kosovës. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors