Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Japonisë, Makoto Taketoshi


Image

Prishtinë, 12 mars 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident në Kosovë, Makoto Taketoshi.
 
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Taketoshi, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
 
Kryeministri theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke e njoftuar me agjendën e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, që është e orientuar në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat të cilat do të ndërmerren në shumë fusha të jetës, si pjesë e zhvillimit të vendit.
 
Kryeministri Mustafa çmoi lartë përkrahjen e madhe që Japonia po jep për Kosovën, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë mbështetje.
 
Ambasadori i Japonisë, Makoto Taketoshi, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Japonisë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors