Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki


Image

Prishtinë, 9 tetor 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadoren për zhvillimet në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve.

Kryeministri Isa Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë në proceset integruese evropiane, për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e organizata të tjera ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren për përkrahjen e Finlandës në këto procese, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, përgëzoi kryeministrin Mustafa për progresin në Kosovë.

Ambasadorja Huhtamaki po ashtu shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors