Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe


Image

Prishtinë, 01 prill 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, jorezidente në Kosovë, Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama.

Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën,  duke shprehur vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu i uroi ambasadores sukses gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente në Kosovë.

Ambasadorja Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama shprehu përkushtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të fuqizuar bashkëpunimin me Kosovën, duke shprehur angazhimin e saj për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors