Kryeministri Isa Mustafa përkujtoi 7 Shtatorin, Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut


Image

Prishtinë, 7 shtator 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 25 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës e vitit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, i ka uruar të gjithë qytetarët për këtë ditë të shënuar në historinë e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se 7 Shtatori është një prej datave më të rëndësishme në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.
 
Kryeministri Mustafa poashtu theksoi se aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut, vendosi themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe dëshmoi vendosmërinë e pathyeshme të qytetarëve të Kosovës për të realizuar aspiratat e tyre shtetformuese.
 
Me këtë rast jubilar, kryeministri Isa Mustafa  ka përkujtuar dhe ka shprehur mirënjohje edhe për deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët në rrethana tejet të vështira miratuan Kushtetutën e Kaçanikut

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors