Kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në manifestimin kushtuar 25-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 7 shtator 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë të hënën në manifestimin e mbajtur me rastin e shënimit të 25-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga Ilaz Ramajli, kryetar i Kuvendit të Kosovës në kohën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka vizituar edhe ekspozitën e hapur me këtë rast në ambientet e Pallatit të Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në Kaçanik.

Ndërkaq, pas përfundimit të manifestimit, kryeministri Isa Mustafa bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe me z. Ramajli e deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, kanë zbuluar pllakën përkujtimore e cila i dedikohet kësaj ngjarje, e ngritur para Pallatit të Kulturës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors