Kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në Akademinë Përkujtimore Dita e Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” – Dita e Rënies së Heroit Agim Ramadani


Image


Image

Prishtinë, 11 prill 2015 
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore Dita e Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” – Dita e Rënies së Heroit Agim Ramadani.
 
Ky ishte aktiviteti i radhës në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, i cili është organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, për shënimin e 16 vjetorit të Betejës së Koshares.
 
Manifestimi gjithëpopullor ka nisur të enjten me shënimin e Ditës së Heqjes me Luftë të Kufirit Kosovë-Shqipëri në Koshare. Në Akademinë e mbajtur me këtë rast në Koshare, ku morën pjesë mijëra qytetarë, familjarë e bashkëluftëtarë të heronjve të Koshares, kryeministri Isa Mustafa në fjalën e mbajtur ndër të tjera ka thënë se heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit ’99,  nga Brigada 138 “Agim Ramadani” shënon njërën prej fitoreve më domethënëse të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2015”, më 19 Prill 2015 do të organizohet Akademia Përkujtimore Dita e Rënies së Heroit Sali Çekaj, – Dita e Veteranëve të Brigadës 138, “Agim Ramadani”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors