Kryeministri Isa Mustafa bëri homazhe në Rezallë, me rastin e rivarrosjes së 28 viktimave të luftës


Image


Image

Rezallë, 5 prill 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, të dielën ka bërë homazhe në Rezallë, me rastin e rivarrosjes së mbetjeve mortore të 28 viktimave të masakrës së fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt.

Kryeministri Isa Mustafa ka vendosur lule dhe ka ngushëlluar familjarët e pranishëm të  viktimave.

Të dielën është shënuar edhe 16 vjetori i Masakrës së Rezallës, ku ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 banorë shqiptarë të Rezallës dhe fshatrave përreth.

28 viktimat e rivarrosura sot në Rezallë, u identifikuan në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve para tre ditësh.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors