Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, uron besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve


Image

Prishtinë, 24 dhjetor 2014

Në telegramin e urimit thuhet:

I nderuari Imzot Dodë Gjergji,
<br
Të nderuar qytetarë të besimit katolik
 
Sot në ditën e Krishtlindjes, ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta me shpresën se kjo festë do të sjell begati. Sigurisht se Krishtlindjet janë festa që sjell ndjenjën e bashkësisë, harmonisë dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit dhe të tolerancës në shërbim të paqes. Në këtë ditë duhet të kujtojmë se toleranca ndërfetare është traditë shekullore e jona dhe duhet ta ruajmë me kujdes dhe të krenohemi me të. Të kujtojmë se toleranca sjellë paqe dhe se njerëzit e paqes janë në shërbim të familjes, shoqërisë, vendit, në shërbim të Zotit.

Sikur edhe çdo ditë tjetër, edhe në këtë festë zemrat tona preken nga gjendja ekonomike e sociale e shumë familjeve në Kosovë. Edhe me këtë rast, shpreh përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vihet në shërbim të qytetarëve për ta bërë jetën më të lehtë.

Gjithashtu, shfrytëzoj rastin që të uroj edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, misionet diplomatike në Kosovë të cilët këtë vit janë larg familjeve të tyre që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve të Kosovës.
 

Isa Mustafa
Kryeministër i Republikës së Kosovës
</br

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors