Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim anëtarët e Dhomës Kombëtare Tregtare


Image


Prishtinë, 24 dhjetor 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim anëtarët e Dhomës Kombëtare Tregtare. Në këtë takim morën pjesë, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, Ilir Zhila nga Unioni i Odave Ekonomike të Shqipërisë, Enver Ferizi nga Këshilli i Agrobiznesit Shqipëtar, Menderes Kuqi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veripërendimore, Nagip Arifi, Kryetar i Bujanovcit, Ragmi Mustafa Kryetar i Preshevës, Jakup Gjelisheviqi nga Klubi i Afaristëve të Tivarit si dhe Selatin Gjeloshi nga Klubi i Biznesit nga Ana e Ulqinit.

Përfaqësuesit e bizneseve shprehën përkrahjen e tyre ndaj Kryeministrit mbi fokusin e tij për agjendën qeverisëse e cila ka për qëllim zhvillimin e sektorit privat. Në të njëjtën kohë, ata shprehën shqetësimin e tyre mbi vështirësitë që sot bizneset ballafaqohen. Përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria, inkurajuan Kryeministrin që politikat të implementohen në fuqizimin e sektorit prodhues dhe bujqësi. Përfaqësuesit nga Mali i Zi dhe Maqedonia vlerësuan klimën pozitive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të tyre me Kosovën, ndërsa përfaqësuesit e Luginës së Preshevës përmendën vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset e këtij rajoni.

Kryeministri Isa Mustafa u shpreh falënderues ndaj përfaqësuesve të biznesit duke i inkurajuar ata që të rrisin bashkëpunimin. Kryeministri theksoi se është me rëndësi që të identifikohen mënyrat për menaxhimin e problemeve që shfaqen ndërmjet bizneseve të këtyre rajoneve duke i lehtësuar ato me rregullativa dhe ligje. Gjithashtu, kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin e tij në përmirësimin e kushteve të jetesës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kryeministri gjithashtu ripërsëriti rëndësinë që aktiviteti ekonomik në vend të nxitet dhe zhvillohet nga sektori privat.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors