Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi fabrikën e mobileve “ELNOR” dhe bëri përurimin e birrarisë “Prishtina” në komunën e Prishtinës


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 16 maj 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi fabrikën e mobileve “ELNOR”, si dhe bëri edhe përurimin e Birrarisë “Elnor Brewery”, që do të prodhojë birrën “Prishtina”, pronë e familjes Ukaj. 

Pas vizitës, kryeministri Thaçi u deklarua para mediave:

“Sot jam këtu së bashku me ministrin Beqaj, ministrin Stavileci për të vizituar një prej kompanive më të fuqishme në Republikën e Kosovës, kompaninë e vëllezërve Ukaj, një kompani kjo shumë e suksesshme e përpunimit të drurit.

Gjithashtu, ne morëm pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të Fabrikës së Birrës “Prishtina”.

Është ky një sukses i jashtëzakonshëm, një biznes shumë i suksesshëm i filluar qysh herët në vitin 1986. Sot ka bërë një mrekulli, ka mbi 130 punëtorë, të gjitha viseve të Kosovës.

Unë kam besim të plotë se tani me angazhimet tona shtetërore që i kemi, e në veçanti përmes Fondit të Punësimit , sikur kjo kompani dhe ky biznes, edhe shumë kompani dhe biznese tjera do të mund të jenë përfituese, që të vazhdojmë me zhvillimin ekonomik, me rritjen e vendeve të reja të punës.

Ky sukses le të jetë model edhe për bizneset tjera. Urimet më të mira në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Jam i impresionuar nga kjo që pashë këtu. Me të vërtetë në Kosovë po zhvillohet dhe po forcohet biznesi privat.

Drejtori i kompanisë “Elnor” dhe Birrarisë “Elnor Brewery”, Sheqer Uka theksoi:

“Siç e tha edhe kryeministri, sot jemi në përurimin e fabrikës së birrës, e cila është një investim komplet i bazuar në fuqinë tonë financiare, nga kompania “Ukaj” dhe kompania “Elnor”, këtu ku gjendemi.

Shpresojmë që do të hapim prapë vende të reja të punës, në fabrikë, në të cilën do të punësohen edhe njëzet e pesë tjerë. Dhe shpresoj se të gjithë do ta pranoni birrën ‘Prishtina’” – tha z.Ukaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors