Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron veteranët, me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës


Image

Në telegramin e urimit thuhet:

Prishtinë, 30 dhjetor 2012

Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është  ndër datat  më të rëndësishme të historisë së rezistencës së popullit tonë për liri dhe  çlirim, që sot shënohet në tërë Kosovën.

Kjo datë vjen nga kalendari i 30 dhjetorit 1991, kur Komandanti legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij me rezistencë  të armatosur iu kundërvunë forcave serbe ushtarake dhe policore,  duke treguar se ky vend ka dalëzotës të panënshtruar.

Me kalimin e kohës, nisma  e kësaj rezistence u shndërrua në luftëtë  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , që sintetizoi vullnetin kombëtar, politik dhe çlirimtar të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sot, kur shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së, Kosova është shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe  ka hyrë me plot suksese në fazën e pas-mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Mbrojtja institucionale e të gjitha kategorive shoqërore që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Prandaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës është duke u punuar intensivisht që ligji për veteranët e UÇK-së të finalizohet sa më parë.

Qeveria e Republikës së  Kosovës, punon dhe angazhohet çdo ditë në përmbushjen e të gjitha parakushteve, që Kosova sa më parë të bëhet  pjesë e të gjitha institucioneve euroatlantike.

Urime  Dita e Veteranëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi
Kryemnistër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors