Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron të gjithë besimtarët bektashinjë, me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit


Image

Prishtinë, 22 mars 2010
 

Në telegramin e urimit thuhet:

Me rastin e Festës së Madhe të Sulltan Nevruzit, dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve bektashinjë.

Në emër tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj që këtë ditë të mirëkuptimit, dashurisë dhe solidaritetit, ta kaloni në lumturi dhe harmoni, pranë familjeve dhe të dashurve tuaj.

Uroj që në këtë ditë të madhe, në familjet dhe shtëpitë tuaja të mbizotërojë paqja dhe toleranca, si vlera më sublime që e karakterizojnë popullin tonë, shembull të kultivimit të tyre.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors