Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron studentët dhe profesorët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2012 /2013


Image

Në telegram thuhet:

Prishtinë, 1 tetor 2012

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, të gjithë studentëve dhe mësimdhënësve universitarë të Kosovës iu shpreh urimet më të sinqerta për punë efikase, arritje shkencore dhe suksese të gjithanshme.

Ky vit akademik nis në kohën kur Kosova ka shënuar të arritura të mëdha si në planin e brendshëm ashtu dhe në atë ndërkombëtar, duke u bërë një vend plotësisht sovran, i lirë dhe funksional, me synime të qarta për integrime euroatlantike.

Qeveria e Kosovës ndër prioritetet e saj themelore e ka edukimin e gjeneratave të reja me pikësynim që të rinjtë tanë të jenë konkurrentë në tregun e dijes dhe të punës, ashtu si moshatarët e tyre në Evropë dhe më gjerë.

Qeveria e Kosovës mbështet me këmbëngulësi moton për një shoqëri të dijes, duke nënkuptuar të gjitha reformat e duhura për një edukim mbi bazën e të arriturave më të reja shkencore dhe teknologjike.

Qeveria e Kosovës ka besim në potencialin e lartë intelektual dhe vullnetin e fuqishëm të studentëve dhe pedagogëve që japin maksimumin për të arritur rezultate shkencore dhe arsimore, dhe do të vazhdojë të ofrojë kushte gjithnjë e më të mira materiale dhe financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit akademikë dhe iu uron fillim të mbarë atyre që për herë të parë ulen në bankat e auditoriumeve universitare.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors