Kryeministri i Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi uron qytetarët e Kosovës me rastin Ditës së Paqes, 12 qershorit

Prishtinë, 11 qershor 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi uron qytetarët e Kosovës me rastin Ditës së Paqes, 12 qershorit

Në urimin e kryeministrit thuhet:
 
Të dashur qytetarë të Kosovës,

Dita e Paqes, 12 Qershori, është datë historike për vendin tonë, është dita që shënon  përfundimin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe hapjen e kapitullit të paqes.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, me pietet dhe krenari të veçantë kujtojmë sakrificën e të gjithë dëshmorëve të lirisë, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencën e të gjithë brezave të qytetarëve tanë, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Me rastin e Ditës së Paqes, në emër të institutucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës shpreh falënderimin e thellë për fushatën e bombardimeve të NATO-s, si intervenimin më të suksesshëm ushtarak dhe humanitar në fund të shekullit njëzet.

Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e shtatë të Pavarësisë, duke konsoliduar institucionet e veta demokratike, e vendosur dhe e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Pesëmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, jemi të vendosur që pas përmbushjes me sukses të misionit të çlirimit dhe të pavarësisë, tani të vazhdojmë me implementimin e reformave të gjithmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit të Ri – zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës.

Urime Dita e Paqes!
 
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors