Prishtinë, 20 gusht 2009
Në telegram thuhet:
I nderuari z. Tërrnava
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Ju dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, iu shpreh urimet më të mira.
Muaji i Ramazanit është muaj i rëndësishëm për besimtarët islam, muaj në të cilin pasqyrohet në mënyrën më të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.
Ky muaj i shenjtë është muaj i sakrificës dhe solidaritetit të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.
Uroj që në këtë muaj të shenjtë në të gjitha familjet tuaja të ketë edhe më shumë lumturi, paqe, harmoni
dhe agjërim të lehtë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, edhe njëherë Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
