Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron gjithë shqiptarët me rastin e 100 vjetorin të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë


Image

Prishtinë, 27 Nëntor 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron gjithë shqiptarët me rastin e 100 vjetorin të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në tekstin e mesazhit thuhet:

Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, Dita e Flamurit tonë kombëtar është festë e cila shënohet më dinjitet nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në viset shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë dhe kudo në diasporë.

Në njëqind Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe të themelimit të shtetit shqiptar shqiptarët kudo festojnë me dinjitet dhe krenari të merituar, sepse janë pjesë e botë së lirë dhe demokratike. Shqipëria është anëtare e organizatës më të fuqishme ushtarake të botës, e NATO-s, vend i sigurt dhe pjesë e sigurisë ndërkombëtare. Kosova në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë është shtet i pavarur dhe sovran me perspektivë të qartë euroatlantike.

Njëqind vjet të pavarësisë së Shqipërisë,  trembëdhjetë vjet të lirisë dhe pesë vjet të pavarësisë së Kosovës kanë kaluar nëpër një histori sa të ndërlikuar aq edhe të ndritur. Për të ardhur deri tek pozicioni i sotëm politik, gjenerata të tëra kanë dhënë kontributi të jashtëzakonshëm në përpjekje të pareshtura për liri, emancipim, çlirim dhe shtetndërtim.

Në kët njëqind vjetor kujtojmë me respekt të gjitha luftërat çlirimtare të popullit shqiptar, personalitet e shumta që me ndërgjegje të lartë, vizionaritet dhe sakrifica supreme vunë themelet e identitetit kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë dhe të Kosvoës. Shqiptarët në shekullin e njëzet e një janë subjekt dhe projektues të fatit të tyre politik shtetëror dhe historik.

Në këtë njëqind vjetor më mirë se asnjëherë më parë janë artikuluar interesat politike të shqiptarëve, të cilët kultivojnë frymën e tolerancës, fqinjësinë e mirë, orientimin drejt vlerave të botës perëndimore dhe institucioneve euroatlantike.

Shqiptarët kudo që jetojnë shprehin mirënjohje për shtetet e demokracive të fuqishme botërore, në krye me Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian që kontribuan në jetësimin e idealeve të popullit tonë, që përkrahën vullnetin dhe idealet e qytetarëve tanë në momente të caktuara historike.

Njëqind Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është frymëzim për të gjithë bashkombasit tanë që kudo ku jetojnë dhe veprojnë, të  shpalosin energji të reja për të forcuar institucionet demokratike,  kulturën shtetformuese, të zgjerojnë lirinë  e individit, zhvillimin e komunitetit dhe të respektuar të drejtat  te të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, kulture dhe religjioni.

Në emër të Republikës së Kosovës dhe në  emrin tim të gjithë bashkëkombasëve ua uroj Njëqind Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, njëqind Vjetorin e Ditës së Flamurit.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors