Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u prit nga nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, James Miller


Image

Uashington, 11 qershor 2013

Nē kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri i Republikēs së Kosovës, Hashim Thaçi u prit në Pentagon nga nënsekretari amerikan Mbrojtjes, James Miller.

Kryemnistri Thaçi vlerësoi bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme të qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës në kohë të vështira dhe shprehu mirënjohje për miqësinë dhe përkrahjen e vazhdueshme të SHBA – ve për Kosovën.

Kryemnistri Thaçi e njoftoi nënsekretarin Miller për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për nënshkrimin e Marrëveshjes në Bruksel dhe për pajtimin për fillimin e implementimit të saj. Implementimi i Marrëveshjes është akt esencial për paqen dhe evropianizimin e Kosovës dhe Serbisë, por edhe të rajonit, vlerësoi kryemnistri Thaçi.

Duke folur lidhur me implementimin e Marrëveshjes, kryemnistri Thaçi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të krijojë kushtet dhe sigurinë e nevojshme që edhe qytetarët tanë të komuniteit serb në veri të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit legjitim, e jo të mbesin peng i një grupi ilegal, interesat e të cilëve janë përfitimet financiare përmes veprimeve ilegale.

Kryemnistri Thaçi falënderoi partnerët ndërkombëtarë, partnerët evropianë dhe SHBA-të, EULEX-in dhe KFOR-in që po i japin Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në mënyrë të veçantë kryemnistri Thaçi falënderoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Republika e Kosovës është e përkushtuar që të jetë faktor i rëndësishëm i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Kjo është dëshmuar edhe me bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in, falënderuar mbështejtjes së SHBA-ve, forcat e të cilave po japin kontribut të vazhdueshëm. Falë anagzhimit të FSK-së dhe mbështetjes amerikane FSK-ja ka arritur kapacitetet e plota operacionale dhe është afirmuar si një institucion i besueshëm dhe kresibil në vend dhe rajon, tha kryeministri Thaçi.

Kryemnistri Thaçi falënderoi nësekretarin Miller për parteritetin midis Gardës Kombëtare të Iova-s dhe FSK-së, për programet, dinamikën dhe aktivitetete përbashkëta. Po ashtu, kryemnistri Thaçi falënderoi z. Miller për bashkëpunimin e ngushtë midis Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, që përmes ekipit të DIRI-it ka kontribuar në avancimin e FSK-së.

Nënsekretari amerikan i Mbrohtjes, James Miller shprehu konsideratë të veçantë për arritjen e Marëveshjes së Brukselit si dhepër hapat e qeverisë së Kosovës për implementimin e Marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Kosovës në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, tha nënsekretari i Mbrojtjes, Milller, i cili në mënyrë të veçantë shprehu kënaqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin, strukturimin dhe avancimini e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në takim morën pjesë Ministrii Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimeve evropiane, Vlora Çitaku.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors