Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi delegacionin e Parlamentit të Kuvajtit


Image

Prishtinë, 1 prill 2011

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi delegacionin e Parlamentit të Kuvajtit, të kryesuar nga z.  Waleed Al Tabtabae. Kryeministri Thaçi njoftoi anëtarët e delegacionet me zhvillimet  e fundit në Kosovë dhe i falënderoi për përkrahjen dhe ndihmat humanitare të Kuvajtit për Kosovën si në të kaluarën, ashtu edhe aktualisht. Kryeminisitri Thaçi shprehu bindjen se Kuvajti do ta formalizojë sa më pare njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe kështu do të hapet një etapë e re ndërmjet dy vendeve dhe mundësive për investim dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit të Kuvajtit, z. Waleed Al Tabtabae falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe shprehu ndjenjat miqësore të popullit kuvajtian ndaj qytetarëve të Kosovës, duke ritheksuar se vendimi i marrë nga qeveria e Kuvajtit për njohjen e Kosovës do të formalizohet brenda pak muajsh. Anëtarët e delegacionit u shprehën të kënaqur me shkallën e lirisë fetare dhe të demokracisë në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors