Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në Nju Jork, takoi ish-sekretaren e amerikane të shtetit, Madeline Albright


Image

Prishtinë, 24 shtator 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në Nju Jork, takoi ish-sekretaren e amerikane të shtetit, Madeline Albright, të cilën e njoftoi mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë.

Kryeministri Thaçi gjithashtu e njoftoi znj.Albright në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe për marrëveshjen e arritur ne prill të këtij viti.

Znj.Albright vlerësoi se dialogu është mundësia më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe përgëzoi Kryeministrin Thaçi për udhëheqjen e tij, dhe për  progresin e arritur gjatë këtyre viteve në Kosovë.

Kryeministri Thaçi, gjithashtu në takim e njoftoi ish-sekretaren Albright  për progresin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, si dhe për procesin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Kryeministri Thaçi mori mbështetjen e plotë nga ish-sekretarja Albright për realizimin e vizionit të Kosovës për integrim në NATO dhe BE.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors