Prishtinë, 28 maj 2009
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, që shoqërohej nga bashkëshortja Elena Kadare. Në takim u fol për të arriturat e Kosovës dhe për perspektivën perëndimore të kombit shqiptar.
Kryeministri Hashim Thaçi foli për rrjedhat politike të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, duke nënvizuar rezultatet e arritura në drejtim të njohjeve ndërkombëtare dhe të përgatitjeve për inkuadrim të Kosovës në institucionet e rëndësishme euroatlantike.
Shkrimtari Ismail Kadare shprehu përgëzimet për përparimet e Kosovës në periudhën dhjetëvjeçare, dhe foli për perspektivën e përgjithshme të Kosovës dhe të Shqipërisë në integrimet euroatlantike. Z. Kadare foli edhe per aspekte të tjera të përmirësimit të imazhit të të dy vendeve në botën perëndimore.
