Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide


Image


Image

Prishtinë, 24 prill 2013
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takimin ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri  Thaçi falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme për mbështetjen e dhënë për konsolidimin dhe njohjen e gjerë të shtetit të ri të Kosovës nga ana e Norvegjisë.

Në këtë takim, kryeministri Thaçi shpalosi prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, duke u fokusuar tek fqinjësia e mirë me të gjithë fqinjët, sidomos tash pas Marrëveshjes së parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme, z. Eide e quajti këtë marrëveshje historike, dhe shprehu besimin e fuqishëm se do të arrihet normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve, që do të ndikoj edhe në stabilitetin afatgjatë të gjithë rajonit.

Po ashtu, ministri norvegjez e siguroi kryeministrin Thaçi se Norvegjia do të vazhdoj të mbështes zhvillimin e Kosovës, sidomos në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors