Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Festës së Bajramit


Image

Prishtinë, 6 gusht 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit

Në urim thuhet:

I nderuari z. Tërnava,
Të nderuar qytetarë të Kosovës të besimit islam,

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim të jua uroj Festën e Fitër Bajramit, të njohur mes nesh edhe si festa e Bajramit të Madh.

Fitër Bajrami vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame.

Të gjithë besimtarët e fesë islame u shprehim urimet më të mira, me bindjen që gjatë ketyre ditëve të festës do të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe gjithë njerëzit që i rrethojnë.

Qytetarët tanë te besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme.

Urojmë qe kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë dhe të thellohet gjithmonë në mesin tonë, duke e bërë Kosovën vend te paqes, përparimit dhe harmonisë midis njerëzve të perkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze.

Kosova do të vazhdojë te jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj.

Gëzuar!

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors