Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon besimtarët ortodoksë të Kosovës për Festën e Pashkëve


Image

Prishtinë, 3 maj 2013

Në telegramin e urimit thuhet:

Të nderuar qytetarë të besimit ortodoksë,

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’iu përgëzoj për Festën e Pashkëve Ortodokse, duke uruar paqe, lumturi dhe kremte të mbarë gjatë këtyre ditëve.

Festa e Pashkëve simbolizon idenë e Ringalljes së vlerave shpirtërore dhe filozofike, besimin në të mirën e jetës, kulturës dhe idealeve të njerëzimit.

Qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të kremtojnë festat e tyre në paqe e tolerancë, në solidaritet dhe mirëkuptim, duke shikuar vetëm nga e ardhmja euroatlantike.

Duke besuar se në familjet tuaja do të mbretërojë lumturia, mirëqenia dhe paqja, edhe njëherë ju shpreh urimet më të sinqerta për Festën e Ditëve të Pashkëve.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors