Në telegram thuhet:
Shkëlqesi
Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej miqve të mi më të mirë, që ishte edhe mik i mirë edhe i vendit tim.
Ambasadori Rossin qëndroi pranë popullit të Kosovës në ditët më të vështira, duke ndihmuar në arritjen e paqes dhe kthimin e shumë kosovarëve në shtëpitë e tyre. Por kontributi i tij vazhdoj edhe më tutje, kur ai u bë shef i misionit amerikan në Kosovë, në kohën e krijimit të institucioneve të para të shtetit më të ri në Ballkan.
Ambasadori Rossin do të mbetet përherë në kujtesën tonë për këshillat e mira. Ishte kontribuues i madh për paqen dhe pajtimin pas luftërave në Ballkan .
Duke u bashkuar me dhembjen e familjes dhe gjithë popullit tuaj për këtë humbje, Ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
