Prishtinë, 6 shtator 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij, kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Nikola Gruevski, me rastin e vdekjes tragjike të qytetarëve bullgarë në Liqenin e Ohrit
Në telegram thuhet:
I nderuari kryeministër Gruevski,
Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tragjike të qytetarëve bullgarë në Liqenin e Ohrit, në Republikën e Maqedonisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës bashkëndiejnë dhembjen me ju, qeverinë tuaj dhe me popullin maqedonas.
Ne jemi të bindur që këto momente të vështira do të gjeni kurajon dhe forcën që ta përballoni këtë dhembje të madhe.
Edhe një herë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës