Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Aliu,
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e doktor Aliut.
Ymer Aliu ka dhënë kontribut të çmuar në shëndëtesinë kosovare, në të gjitha periudhat, posaçërisht gjatë periudhës së luftës për çlirimin e Kosovës.
Jeta dhe vepra e profesorit Aliu, do të jetë shembull për brezat e tashëm dhe të ardhshëm për rolin e një intelektuali të respektuar për shkencën, për shoqërinë dhe vendin e tij.
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryemnistër i Republikës së Kosovës
